Një 31-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi është kapur me emigrantë të paligjshëm.
Shtetasi E.B., akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke ndihmuar shtetasen M. S. që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu nisi procedimi penal për shtetasen M. S., 24 vjeçe, banuese në Gjakovë, Kosovë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.