ITALI– Mbrëmjen e kaluar policia ka arrestuar një 44-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Karabinierët në Scandicci të Italisë gjatë një sërë kontrollesh të organizuara si pjesë e shërbimeve specifike të parandalimit në zonën Chianti, ndaluan dhe kontrolluan makinën të drejtuar nga 44-vjeçari shqiptar në zonën e Impruneta, u gjet në posedim të disa dozave kokainë.
Sipas mediave italiane, gjatë kohës kur policia e kw ndaluar shqiptarin, ky i fundit ka bërë veprime të dyshimta, çfarë ka çuar në kontrollin e mjetit që ai drejtonte. Bashkë me 200 gram kokainë, 44-vjeçarir iu sekuestrua edhe 400 gram marijuanë, si dhe 500 euro të fituara nga shitja e narkotikëve.
Për më tepër, u gjetën gjithashtu mjete të përshtatshme për vjedhje, një dritë ndezëse magnetike blu, kartëmonedha të rreme 10 euro dhe 4 biçikleta garash. Mbi 20,000 euro në vlera totale.
/Priza.al/