Një 29-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi qarkullonte me lëndë narkotike.
Shtetasi me iniciale S.H., akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sakaq janë sekuestruar nga uniformat blu automjeti që drejtonte i riu së bashku me disa doza narkotike kanabis.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, vihet në pranga 29-vjeçari që i posedonte.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin:
- H., 29 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.