Pas ndalimit nga policia e Tiranës të të riut Ramazan Rraja (nipi i deputetit të PS Rrahaman Raja) dhe bllokimit të makinës së blinduar me të cilën po qarkullonte, ka folur për mediat babi i tij, Xhelal Rraja i cili ka deklaruar se djali i tij nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore, duke theksuar gjithashtu se makina është në emrin e tij dhe se ai është i autorizuar që të qarkullojë me mjet të blinduar.
Më tej ai thotë se ka kërkuar informacion në Drejtorinë e Policisë së përse e kanë shoqëruar të birin, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Ndërkohë, ai i është drejtuar me një thirrje kreut të policisë Kriminale Neritan Nallbati, duke i thënë se nëse ka diçka personale me të, ta vazhdojë personale dhe të mos merret me shtetin.
“Nëse djalit tim do to faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet. Nuk është në kërkim policor, ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me letra. I bëj thirrje atij zotërisë nëse ka gjë personale me mua, të vazhdojë personale, të mos vazhdojë me shtetin, kaq kam”, është shprehur ai.