Një 33-vjeçar është arrestuar dhe është marre ne pyetje nga Policia pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge’.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni policor në Mitrovicën e Veriut kanë kryer kontroll në një banesë ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në atë lokacion policia ka arritur të gjejë e të konfiskojë 9 kg e 108 gr substancë që dyshohet se është marihuanë.
Si shkak, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge’. Me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.