Një shqiptar është arrestuar në Angli, pasi është kapur duke ujitur 600 bimë kanabisi në një ‘shtëpi bari’.
Mediat britanike bëjnë me dije se shtetasi Aurel Cahani është përpjekur t’i ikte policisë duke vrapuar mbi një çati, por u kap disa minuta më vonë. Mësohet se Cahani kishte shkuar në Angli 3 vite më parë, dhe i ishte ofruar punë në ndërtim por paguhej nga trafikantët 1000 £ në muaj për t’u kujdesur për fermën.
Cahani është dënuar nga Gjykata me 30 muaj burg dhe do të paguajë një gjobë prej 190 £, ku pas përfundimit të dënimit do të deportohet në Shqipëri.