U kap në Shqipëri/ Ish e dashura e mashtruesit turk: Më tha se kishte një kompani jashtë vendit

Mashtruesi turk Faruk Fatih Ozer është arrestuar në vendin tonë këtë të martë, rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm në Jug të vendit.

Ozer u kap me pas 1 viti në arrati, pasi mashtronte shtetasit turq ku skandali i grabitjes arrinte vlerën prej 2 miliardë dollarë.

Lidhur me ngjarjen mediat turke kanë rikthyer edhe njëherë dëshmitë ish të dashurës së mashtruesit turk.

Ajo pohonte se Ozer i kishte treguar se kishte nj kompani softeresh jashtë vendit dhe nuk kishte asnjë dijeni për paratë e kriptomonedhave.

“Ai ishte një djalë shumë i mirë, nuk e prisja kurrë. Ai jetonte me familjen e tij në Beykoz. Tha se ishte i interesuar për softuer dhe se kishte një kompani në Singapor. Ai nuk tregonte asgjë për paratë e kriptove. U ndamë për shkak të xhelozisë. Ai tha se kishte një kompani softuerësh jashtë vendit. Më kujtohet se ishte në Singapor. Ai i hyri kësaj pune pasi u ndamë, e dija që ishte fëmijë i një familjeje të pasur. Në karantinë vitin e kaluar, më thirri të takoheshim përsëri, por unë nuk e pranova”, pohonte ajo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *