Një shqiptar është dënuar me dy vite burg pasi u kap në një shtëpi bari në Britani. Mediat britanike bëjnë me dije se shtetasi i dënuar është shqiptari Gani Muca, i cili jetonte në një dhomë në banesën trekatëshe, ndërsa në të gjitha dhomat e tjera kultivohej kanabis.
27-vjeçari shqiptar u tha oficerëve se ai kishte jetuar në pronë për tre javë pasi kishte rënë dakord të kujdesej për bimët narkotike. Ai u shpreh se ai ishte paguar 80 paund në javë për ushqim dhe i ishte ofruar një pjesë e fitimeve nga shitja e kanabisit.
Ndër të tjera 27 vjeçari ka deklaruar se kishte qenë aty që nga muaji shkurt dhe kishte hyrë lirisht në territorin britanik. Ai u deklarua fajtor për prodhim të lëndëve narkotike. Droga e mbjellë në banesën trekatëshe nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 70 mijë paundëve.
/Priza.al/