Një shtetas 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kap për të dytën herë me lëndë narkotike. Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
I riu me inicialet O.L është kapur nga oficerët e policisë jashtë banesës së tij dhe gjatë kontrollit iu gjetën doza kanabisi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ai ishte nën arrest shtëpiak pasi ndaj tij rëndonin akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.