U kap teksa merrte ryshfet, Gjykata merr vendimin për mjekun e spitalit të Traumës

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për mjekun Fitim Marku të arrestuar të premten te spitali i Traumës, ai u dënua me masën ‘arrest shtëpie’. Duke qënë se ishte në gjendje të rëndë, Marku, nuk mundi të jepte dëshminë e tij  para gjykatës.

Mjeku pësoi ditën e sotme ishemi cerebrale në paraburgim. Duke qënë se iu rrezikua jeta, ai u dërgua në spitalin e Traumës, aty ku dhe iu komunikua masa e sigurisë.

Mjeku Fitim Marku u vu në pranga më 23 shtator, në kuadër të një operacioni të realizuar nga një agjent i infiltruar.

Ky i fundit u shtir si pacient dhe ka shkuar tek Trauma për të kërkuar ndihmën e Markut. Në momentin që reanimatorit i ka dhënë 20 mijë lekë, grupi ka ndërhyrë dhe ka arrestuar mjekun. Bashkë me Markun kanë përfunduar në komisariat edhe disa mjekë të tjerë.

Njoftimi:

Përshëndetje, ju njoftoj lidhur me shtetasin F.M, gjyqtari i çështjes e ka zhvilluar masën e sigurimit ne ambientet e spitalit siç e parashikon dhe kodi i procedurës penale, ne momentin qe e kërkojnë kushtet.

Ju njoftoj se lidhur me këtë shtetas u vendos masa e sigurimit “Arrest ne shtëpi” e cila do te kryhet ne ambientet e QSUT, për shkak te gjendjes se renduar shëndetësore dhe konkluzioneve te mjekeve te cilët pas kryerjes se analizave përkatëse    do ta dërgojnë  ne ambientet e neurokirurgjisë  ku do te mbahet nen survejim për te shmangur dëmtime te mëtejshme te shëndetit.

Ju uroj një mbasdite te mbare!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *