U kap teksa shpërndante kokainë, forcat “Shqiponja” arrestojnë 21-vjeçarin nga Tirana

Forcat e Posaçme “Shqiponja” vunë në pranga një 22-vjeçar në Tiranë i cili u kap teksa po shpërndante kokainë në rrugën “Besim Imami”. Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, policia po e mbante nën vëzhgim të riun pasi kishte informacion për aktivitetin e tij të paligjshëm.

Pikërisht gjatë ditës së djeshme 22-vjeçari doli për të shpërndarë kokainë, ku edhe policia vendosi të ndërhyjë.

Menjëherë pasi ka parë policët, i riu ka hedhur lëndën narkotike dhe është larguar me vrap, por u arrestua disa minuta më vonë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *