Policia e Korçës ka arrestuar 5 të rinjë pasi u kapen në flagrancë duke konsumuar lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
5 shtetasit e mitur sapo kanë parë punonjësit e Policisë kanë hedhur dy qese me lëndë narkotike.
Gjithashtu shtetasi E. H., 18-vjeçar u shpall në kërkim, pasi dyshohet të jetë bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. B., 17 vjeç; B. M., 15 vjeç; K. S., 16 vjeç; L. S., 17 vjeç dhe R. A., 16 vjeç, banues në Korçë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 18 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 9, Korçë, pranë një banese të braktisur, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 shtetasit e mitur, të cilët sapo kanë parë punonjësit e Policisë, kanë hedhur dy qese, brenda të cilave u gjetën një sasi dozash me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 18-vjeçari E. H., u shpall në kërkim, pasi dyshohet të jetë bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.