Dy shqiptarë të moshës 18 dhe 21 vjeç janë arrestuar nga, Policia e Valencias ne Spanjë, për te dyshuar për kultivim dhe prodhim droge në Navarrés. Të arrestuarit kishin kultivuar rreth 4,000 bimë marijuane në zonën e njohur si Estrecho de la Hoya.
Hetimi ka nisur në muajin korrik, në kuadër të planit kundër drogës dhe si rrjedhojë është bërë i mundur lokalizimi i këtij plantacioni të madh kanabisi, i cili ndodhej në një vend të vështirë për t’u aksesuar.
Agjentët kanë mundur të verifikojnë se të arrestuarit kanë kryer detyrat e vëzhgimit dhe kultivimit të këtij plantacioni, fakt për të cilin janë arrestuar. Pasi u bë regjistri, u sekuestruan 3965 bimë marihuanë dhe disa pako me sytha të mbushura me vakum.