Prokuroria e Tiranës ka kërkuar për Kristian Gjinin 12 vite burg, ndërkohë që për Fatjon Muratin prokuroria ka kërkuar 3 vite burg. Fatjon Muarti është në arrati. Gjini u kap me bazë armësh në Tiranë.
Kujtojmë se Fatjon Murati, pronari i lokalit ku ndodhi masakra me 1 viktimë dhe 6 të plagosur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, u arratis nga Shqipëria vetëm disa orë para breshërisë së plumbave.
Ai ishte me masën e sigurisë “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje, por shfrytëzoi marrëveshjen mes Shqipërise e Kosovës për lehtësim të lëvizjes në fundjavë për të kaluar kufirin pa gjurmë.