Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën me lëndë narkotike.
Shtetasit me iniciale M. K., 21 vjeç dhe A. L., 19 vjeçe akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Sakaq i është sekuestruar një sasi e vogël e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:
– M. K., 21 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen A. L., 19 vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Shërbimet e Policisë, në rrugën “Sokrat Miho”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. K. dhe pasagjere shtetasen A. L. Gjatë kontrollit të çantës së dorës së shtetasit M. K., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, për të cilën dyshohet se shtetasja A. L. ka patur dijeni dhe nuk ka kallëzuar krimin;
– B. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 31 vjeç, banues në Maknor, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin H. H., 28 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. M., 38 vjeç, dhe Sh. L., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– E. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
– B. C., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka aksidentuar shtetasin D. K., 78 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 14.08.2022, në liqenin e fshatit Lanabregas, është gjetur dyshohet i mbytur, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Po punohet për identifikimin e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.