U kapën me kokainë, arrestohen dy shqiptarët në Greqi

Në kuadër të një operacioni  për një rast trafiku droge në një makinë  në rrugën nacionale Athinë-Selanik, në lartësinë e rrugës  Aeginio Pieria nga oficerë të policisë OPKE është ngritur një postbllok.

Në momentin që patrulla policore kanë pikasur mjetin në të cilin udhëtonin dy shqiptarë, e kanë ndaluar për ta kontrolluar dhe brenda në mjetin e shqiptarëve janë gjetur një sasi kokaine me peshë 209 gram e destinuar për shitje, për pasojë kanë bërë arrestimin e tyre.

Nga kontrolli ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan 175 euro dhe 4300 lekë shqiptare si të ardhura nga trafiku i drogës, si dhe dy celularë dhe automjeti që përdornin. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë Publike Protodiki Katerinis me çështjen e ngritur ndaj tyre për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *