Gjykata e Apelit ka vendosur masën ‘Arrest me burg” për Denis Xholin dhe Albjon Çekun. Këta dy shtetas u kapën në Maqellarë të Dibrës me 5 milion lekë dhe fletë votimi në makinë.
Ata akuzohen për krim zgjedhor në Dibër gjatë fushatës zgjedhore. Më 22 prill makina e dy personave u ndalua nga simpatizantë të PD pasi dyshonin se shpërndanin lekë për fushatë.
Automjeti mbeti i bllokuar për 1 orë teksa në automjet u gjetën kartmonedha 5 mijë lekëshe.