U kapën me lëndë narkotike në makinë, arrestohen dy të rinj në Durrës

Dy të rinj janë arrestuar në Durrës, pasi janë kapur me lëndë narkotike .

Shtetasve me iniciale D. L., 21-vjeç dhe O. D., 23-vjeç i është sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis në formë boçeje.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës/Bashkëpunim intensiv i të gjitha strukturave në çdo qark të vendit, për kontrolle të befasishme kundër paligjshmërive.

Finalizimi i planit intensiv operacional të koduar “Fundjava”, vë në pranga 3 shtetas,  për drogë dhe armë.

✅Sekuestrohen, në Fushë Krujë një armë zjarri pistoletë dhe në Durrës lëndë narkotike që mbaheshin në automjete.

Drejtuesi i automjetit që mbante kanabis në formë boçeje, pas testit të drogës, rezultoi se e drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

✅Po në kuadër të planit operacional “Fundjava”, një ditë më parë, nga DVP Durrës, në bashkëpunim me FNSH-në, u vunë në pranga edhe 2 shtetas të tjerë që qarkullonin me armë zjarri.

Në zbatim të planit operacional policor të koduar “Fundjava”, forcat operacionale, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor Durrës, Komisariatin e Policisë Krujë dhe me mbështetjen e FNSH Tiranë, gjatë kontrolleve të befasishme në Fushë Krujë dhe Durrës kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

-K. L., 28 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi u kap në Fushë Krujë, si rezultat i kontrolleve të befasishme, duke qarkulluar me armë zjarri në automjetin tip “Audi” që drejtonte.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, poshtë sediles së shoferit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 8 fishekë luftarakë në të.

—-

-D. L., 21 vjeç dhe O. D., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u kapën në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kënetës”, Durrës, duke qarkulluar me një automjet tip “BMË”, në të cilin mbanin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis në formë boçeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, shtetasi O. D., drejtuesi i automjetit, iu nënshtrua testit të drogës, me pajisjen AquilaScan dhe rezultoi pozitiv për përdorim të lëndëve narkotike gjatë drejtimit të automjetit.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit K. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ndërsa materialet hetimore në ngarkim të shtetasve D. L. dhe O. D.  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *