Punonjësit e policisë së Kukësit të cilët u arrestuan disa ditë më parë, kanë kërkuar ankimim të masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Bëhet me dije se ata kanë kërkuar ndryshim të masave të sigurimit dhe shpalljen e moskompetencës nga GJKKO, dhe kërkojnë ndër të tjera dërgimin e çështjes për hetimeve të mëtejshme në prokurorin dhe Gjykatën e Kukësit.
Argumenti i përdorur nga mbrojtësit ka të bëjë me faktin që sipas vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë vepra penale e Korrupsionit, kjo sepse poshtë shifrës 50 mijë lekë të reja nuk është kompetencë e SPAK por e gjykatës së rrethit.
Kujtojmë se, 32 punonjësit e policisë u arrestuan pas hetimeve disamujore të kryera nga SPAK. Si dhe rezultoi që ata merrnin ryshfet për të kaluar pa u regjistruar në sistemin Tims të qytetarëve. Po ashtu edhe favore të tjera.