Karabinierët në Ailano (Caserta) arrestuan sot një italian dhe dy shtetas shqiptarë pasi u kapën në një plantacion marijuane të fshehur mes bimëve.
Nga monitorimi me avion, plantacioni i përbërë nga 500 bimë u identifikua dhe mësohet se kultivohej në një sipërfaqe prej rreth njëmijë metrash katrorë, e rrethuar nga lisa të gjatë.
Brenda një vilë ngjitur me plantacionin, karabinierët më pas gjetën dhe sekuestruan 2500 gjethe marihuanë të thata, ndërsa në një enë u gjetën 300 gramë marijuanë gati për shitje. Tre të arrestuarit përfunduan në burg.