Dy shtetas të shpallur në kërkim janë kapur nga blutë e Korçës, pasi akuzohen për “mashtrim”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, bënë të mundur ndalimin e shtetasit me inicialet E. J., 36 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetasen M. T., 26 vjeçe, banuese në Trevllazër, Vlorë. Shtetasi E. J., ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim. Dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, iu ka marrë dy shtetasve në qytetin e Korçës, shumat 1800 euro dhe 800.000 lekë.
Në momentin e ndalimit në rrugë, shërbimet e policisë kanë konstatuar se ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. Pas verifikimeve, 36-vjeçari ka rezultuar i shpallur në kërkim edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, më datë 18.02.2021, për të njëjtën vepër penale.
Po nga policia njoftohet se ndalimi i shtetases M. T., u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim. Kjo e fundit dyshohet se i ka marrë një shtetasi nga fshati Petran, Përmet, nëpërmjet mashtrimit shumën 5000 euro.
Njoftimi
Korçë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke mashtruar persona të tjerë, në qytetet e Tiranës, Korçës dhe Përmetit, për të përfituar shuma parash prej tyre, vihen në pranga 2 shtetas.
Njëri prej të ndaluarve dyshohet se ka kryer edhe 5 raste të tjera mashtrimi në Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur ndalimin e shtetasit E. J., 36 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetases M. T., 26 vjeçe, banuese në Trevllazër, Vlorë.
Shtetasi E. J. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, iu ka marrë dy shtetasve në qytetin e Korçës, shumat 1800 euro dhe 800.000 lekë. Në momentin e ndalimit në rrugë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Pas verifikimeve, shtetasi E. J. ka rezultuar i shpallur në kërkim edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, më datë 18.02.2021, për të njëjtën vepër penale.
Ndërsa ndalimi i shtetases M. T. u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se i ka marrë një shtetasi nga fshati Petran, Përmet, nëpërmjet mashtrimit, shumën 5000 euro.
Veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë rast po kryhen nga Komisariati i Policisë Përmet.