Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës. Një 24-vjeçare është hedhur nga ballkoni i banesës pas konfliktit me bashkëshortin e saj.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme. Pas ngjarjes, policia ka arrestuar burrin e viktimës. Deri tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur kjo ngjarje.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
/Priza.al/