Një 26-vjeçar është arrestuar në Bulqizë pasi u konfliktua fizikisht me dy persona dhe dhunoi policët që ndërhynë.
26-vjeçari Ertigen Alla, banues në Bulqizë, po konfliktohej për motive të dobëta me shtetasit B.Ç., 41 vjeç dhe O.V., 35 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariat palët në konflikt, dhe gjatë shoqërimit 26-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë .
Ai është arrestuar në flagrancë për veprën penale të “Kundërshtimi me dhunë i Punonjësit të Policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit B.Ç., dhe O.V., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” .
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme