Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës pranë zonës së plazhit.
Konfkikti ka nisur për motive të dobëta dhe u mësua se 50-vjeçari Behar Fiora është plagosur me thikë nga një person ende i paidentifikuar në rrugë. Dy këbmësorët janë sharë dhe janë zënë me grushte me njëri-tjetrin me pretekstin ‘Pse më zë rrugën?’. Aktualisht, Flora ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rreziku për jetën ndërsa autori është shpallur në kërkim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.