U konfliktuan fizikisht me njëra-tjetrën, përfundojnë në spital nënë e bijë

Nënë e bijë janë përleshur fizikisht me njëra-tjetrën në Mitrovicën e Jugut. Mediat kosovare bëjnë me dije se dy shtetaset shqiptare janë konfiktuar orët e vona të pasdites së djeshme.

“Ankuesja femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me nënën e saj, të dyshuarën femër shtetase e Shqipërisë janë përleshur fizikisht”, thuhet në raport.

Të dy palëve iu është ofruar kujdesi mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *