Tre punonjës të policisë janë pezulluar nga detyra këtë të dielë, pasi janë konfliktuar në gjendje të dehur me kolegë nga reparti Shqiponja. Mësohet se gjatë shoqërimit efektivët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë. Lajmin për largimin nga puna të tre efektivëve e ka bërë të ditur zyra e shtypit e Drejtorisë Vendore në Tiranë.
Sipas njoftimit mësohet se është pezulluar:
– Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1;
– Inspektor M. S., me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2;
– D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.
Raportohet ndër të tjera se ka nisur hetimin disiplinor për shtetasit e lartpërmendur.