Dy persona kanë plagosur njëri-tjetrin me thikë në fshatin Brengas të Maliqit, pasi u konfliktuan brenda një lokali.
Policia njoftoi se B. P., 40 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi kishte marrë plagë më të rënda, ndërsa 35-vjeçari G.M., u shoqërua në komisariat pasi kishte plagë më të lehta trupore.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 28.06.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës me njëri-tjetrin, shtetasit G. M., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Bregas dhe B. P., 40 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi G. M., me dëmtime më të lehta trupore, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.