U konfliktuan për motive të dobëta, i riu plagos me thikë 24-vjeçarin në Pogradec

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku dy të rinj u konfliktuan me njëri-tjetrin, ku më pas 21-vjeçari B.V. ka goditur me thikë 24-vjeçarin me iniciale K.C., duke e lënë të plagosur.

Policia e Pogradecit thekson se Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi u shoqërua në ambientet e Komisariatit, ndërsa i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 03.08.2022, rreth orës 19:20, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi K. C., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në lagjen nr. 3, Pogradec, nga shtetasi B. V., 21 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi B. V., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ndërsa shtetasi K. C., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *