Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka bërë luftë as me BE dhe as me Bullgarinë, por thjesht u mundua që vendi të respektohej.
“Sa më takon, kur unë jam i pranishëm dhe kur të kem radhën e fjalës sa kohë nuk mbaj qëndrime, apo pa i rënë ndesh e neglizhojnë sensin e barazisë pa marrë përgjigjen e duhur. S’kam bërë luftë as me BE dhe as me Bullgarinë.
Kam thënë disa të vërteta që janë dëgjuar me shumë respekt. Po nuk respektuam veten, nuk do na respektojë njeri. Kjo nuk ndodh më, ne pyetemi, konsiderohemi dhe dëgjohemi. Mund t’ju them që natyrisht, është kënaqësi që të dëgjosh presidentin e SHBA siç foli për Shqipërinë dhe rolin në Këshillin e Sigurimit”, tha ai.