Moderatorja, Erjola Doçi ka bërë një deklaratë sa të habitshme, aq edhe fyese për veriorët e Shqipërisë.
Doçi tha se i adhuron veriorët pasi ata janë analfabetë. Një deklaratë e tillë është marrë si ofendim dhe për të “zbutur” fyerjen, ajo u shpreh se ata janë analfabetë të adhurueshëm, pra të këndshëm në paditurinë e tyre.
“Unë i adhuroj veriorët se janë analfabetë të adhurueshëm, sepse s’dinë të shkruajnë dhe të lexojnë…”, thotë Erjola, e cila është me origjinë nga Kukësi.
Krahas arsyeve që dha për veriorët, Doçi u shpreh se asaj i pëlqen të martohet me një të tillë.
“Ideja ime për partner lidhet vetëm me veriun, sepse më pëlqejnë që nga mënyra e qëndrimit, prezenca, potenca mashkullore dhe realisht gjej shumë siguri, pa ofenduar jugun”, tha Erjola.
Moderatorja shkaktoi debate kur tha pak kohë më parë se shpenzon 2 mijë euro në muaj për kremra./panoramaplus