Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në “Twitter” për ardhjen e qindra shtetasve afganë në Shqipëri dhe debatit të ndezur në rrjet për pranimin e tyre nga vendi ynë.
Rama shkruan se, është shqetësuese të lexosh se Shqipëria po i strehon se ia ka kërkuar SHBA dhe po aq qesharake të fajësosh vetëm SHBA, pasi dhe vendi ynë ishte në Afganistan si pjesë e NATO-s.
Ai thekson se Shqipëria mund të mos jetë e pasur, por se strehimin e tyre ua ka borxh miqve afganë në nevojë dhe i detyrohet traditës.
“Është kaq shqetësuese të lexosh se Shqipëria po i strehon afganët vetëm sepse na kërkuan SHBA, pasi është qesharake t’u kthesh kurrizin atyre dhe të fajësosh vetëm SHBA.
Ne të gjithë ishim atje si NATO dhe këta njerëz ishin atje për ne, sepse besonin në idealet për të cilat qëndrojnë SHBA dhe BE.
Shqipëria po e bën atë jashtë përgjegjësisë së saj si një vend i NATO -s dhe për shkak të asaj që jemi. Ne mund të mos jemi të pasur, por ua kemi borxh miqve tanë afganë në nevojë dhe i detyrohemi traditës sonë, të kaluarës sonë të afërt si refugjatë, dhe gjithashtu për kujtesën që fëmijët tanë do të trashëgojnë.
Largimi nga këto vlera themelore është largimi nga më e mira e vetes sonë, historisë sonë dhe i idealeve që bota demokratike supozohet të promovojë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”,- shkruan Rama.
/Priza.al/