U kritikua se shkeli Kodin Zgjedhor, Rama nuk s’mbrapset: Rritja e pagave do të bëhet në 2 hapa

Ndonëse u kritikua se ka shkelur ligjin duke përdorur buxhetin e shtetit për fushatën e PS, kryeministri Edi Rama është për të disatën herë është treguar indiferentë përballë akuzave të mbështetura në fakte. Ai mblodhi sot në një takim të shkurtër punonjësit e kryeministrisë, ku i bëri me dije se si do të bëhet plani i rritjes së pagave, ndërsa na ndajnë pak javë nga zgjedhjet vendore të 14 majit. Kreu i qeverisë është treguar ‘sy patrembur’ përballë ndëshkimve që mund ta presin, për shkelje të Kodit Zgjedhor. Ai nuk dinjoi të flaë sërish për pagat, ku tha se tha se një rritje do të bëhet tani, ndërsa pjesa tjetër në buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Mundësia për ta bërë të mundur është krijuar vetëm tani. E dini mirë se sa shumë vështirësi na është dashur të kapërcejmë dhe për t’ju thënë që është koha të bëjmë rritje rrogash shumë domethënëse.  

Rritja e pagave do bëhet me 2 hapa në harkun e 1 viti. Një rritje tani dhe një rritje në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Kini parasysh që për zonjat këtu u desh kohë e gjatë që të arrihet pagë dinjitoe, për më të rinjtë po punuat sa gjysma e tyre do merrni më shumë se dihet që në fund të ditës për ju të rinjtë po punojmë. Ky ishte breaking neës për sot, tani me vrap te puna. Me vrap thashë jo me hap”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *