Padyshim dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës mbrëmjen e djeshme, mund të konsiderohet si dasma e vitit. Kanë bërë xhiron e rrjetit videot dhe fotot nga festa e dyshes së njohur. Përpos familjarëve, figurave publike edhe shumë personazhe VIP kanë marrë pjesë në këtë ceremoni.
Blogerja e njohur u kujdes të organizonte çdo gjë deri në detaje, duke përfshirë edhe atmosferën. Ndër këngëtarët që ‘ndezën’ festën me muzikën e tyre ishte edhe Eranda Libohova. Kjo e fundit, ka ndarë në profilin e saj në ‘Instagram’ një foto ku tregon veshjen që kishte zgjedhur për këtë event. Këngëtarja ishte veshur kokë e këmbë me të bardha, gjë e cila nuk u ka pëlqyer ndjekësve.
Ata i kanë kujtuar këngëtares “mitin” që ekziston se atë ditë askush përveç nuses nuk duhet të vishet me të bardha.
Eranda nuk ka hezituar t’u kthejë përgjigje të gjithë komentuesve, duke u shprehur se nuk i ndjek këto rregulla, ose edhe duke i ironizuar teksa thotë që me xhaketë nuk ngjante si nuse.