U kufizuan prej pandemisë, çiftet dynden për t’u martuar; thyhet rekordi i 18 viteve

Pas 1 viti e gjysmë të mbyllur prej pandemisë shumë plane të njerëzve u prishën pasi askush nuk e priste virusin që do të na kufizonte liritë. Jo vetëm humbje jetësh dhe biznese të falimentuara, por edhe bashkime jetësh të lëna përgjysmë. Por pas hapjes graduale dhe rikthimit në realitet planet për martesa janë gati të realizohen këtë vit. Kryebashkiaku i Izmit Fatma Kaplan Hürriyet tha se 134 çifte u martuan në një javë, e cila është rekord i 18 viteve të fundit.

Çiftet që shtynë dasmat për shkak të pandemisë morën frymën në sallat e dasmave me fillimin e normalizimit. Rekordi i martesës u thye me intensitetin e çifteve që donin të bashkonin jetën e tyre në Zyrën e Martesave të Komunës Izmit. 134 dasma u zhvilluan brenda një jave në 7 salla të Komunës së Izmit.

Ndërsa kishte afër 100 dasma në të kaluarën, numri i martesave tona është rritur ndjeshëm këtë vit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *