Këngëtarja Zajmina Vasjari ka reaguar në lidhje me lakimin e emrit të saj në përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë.
Bëhet me dije se Zajmina ka kaluar kufirin në Morinë me fëmijët e saj pa prokurën e posaçme. Burime për median bëjnë me dije se ajo e ka mohuar këtë fakt.
“Unë kam një fëmijë tre javësh, dhe se kam lexuar fare, nuk kam kohë të merrem”, ka thënë këngëtarja.
Ndër të tjera ajo mohon të ketë kaluar kufirin, dhe se kjo është veç një çështje portalesh.
“Është thjesht një lajm portalesh. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam kaluar asnjëherë në Morinë me fëmijët. Kam një fëmijë tre javësh dhe po kaloj një kohë shumë të bukur. Nuk dua që emri im të lakohet nëpër portale për këtë çështje”, tha ajo .