Julian Shehu dhe Tea Haxhimali duken se po kalojnë një romancë të bukur dashurie me njëri-tejtrin. Ish-lojtari i Laçit, prej disa vitesh, është në një lidhje me gazetaren e Top-Channel. Tashmë të dy s’e fshehin ndjenjën për njëri-tjetrin, teksa është Shehu i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Ai duket shumë i dashuruar, ku nuk ngurron të shprehë publikisht dashurinë për bukuroshen në fjalë. “Të dua Tea Haxhimali”, shkruan futbollisti në diçiturën e fotos së postuar, teksa të dy shfaqen në një event duke kërcyer së bashku.
Kujtojmë që Shehu u transferua nga Laçi në Poloni pas një sezoni fantastik me kurbinasit. Krahas anës profesionale, mesfushori duket se s’ka lënë pas dore dhe atë sentimentale. Ai po shijon një histori të bukur dashurie me bukuroshen Tea Haxhimali.