Endri Misku është një nga konkurrentët e këtij sezoni të “Për’puthen”. Ai ka krijuar shpesh polemika duke folur për pamjen e tij dhe sesi ishte më i mirë se të tjerët. Mesa duket konkurrenti është larguar nga programi duke qenë se ka hedhur një video ironike në TikTok:
“Pse iku Endri nga “Për’puthen” ja t’i them disa nga arsyet të cilat nuk ishin. Nuk ishte që s’ka kuptim si emision. Nuk ishte që fillova t’i urrejë të gjithë konkurrentët. Nuk është sepse nuk ndihesha natyral. Nuk ishte sepse do më vinte turp nga vetja për shembullin që i jepja fëmijëve. Nuk ishte, sepse më dukeshe vetja më i mirë nga karakteri se të gjitha femrat aty. Nuk ishte sepse e ndjeja veten më i bukur se të gjithë femrat, s’kanë asnjë afërsi me nivelin tim. Çfarë ishte arsyeja reale?
Rikujtojmë se Endri pati një debat me Xhovanën (Anën), vajzën e cila po ashtu u largua nga programi dhe thuhet se ka marrë edhe gjobë për mënyrën sesi e trajtoi Endrin në takim. Ajo e quajti Endrin narcist dhe homoseksual.
/Priza.al/