“Messi? Kemi shpenzuar 100 milionë paund për Gealish, sepse ishim të bindur për të dhe se nuk mendonim se Leo do të braktiste Barcelonën. Për momentin ai nuk është në planet tona. Absolutisht jo”, tha Pep.

Ndërkohë ai ka treguar momentet e para kur mësoi rreth largimit të “pleshtit” nga Katalonja.

“Ishte surprizë e madhe për të gjithë, përfshirë edhe mua. Presidenti ishte i qartë sot. Unë nuk fola me lojtarin apo me presidentin. Si tifoz doja që të qëndronte, por klubi shpjegoi arsyet e veta dhe besoj ashtu ka për të qenë më mirë”, u shpreh Guardiola.

/Priza.al/