Policia në Dibër ka arrestuar një 16-vjeçar, A.K., që kishte përplasur një fëmijë dhe ishte larguar nga vendi i aksidentit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00 në lagjen Kamen. Pas hetimeve intensive, policia arriti të identifikojë dhe shoqërojë të riun.
Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.