Një lajm i bukur vjen nga një prej çifteve që u njohen në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. Bëhet fjalë për reperin Getinjo dhe Vivien të cilët do të bëhen prindër për herë të parë.
Burimet bëjnë të ditur se Vivien është në pritje të ëmbël dhe se çifti momentalisht nuk dëshiron që këtë lajm ta ndajë me publikun duke e shijuar në privatësi këtë periudhë të ëmbël.
Kujtojmë që Vivien dhe Getinjo nisën një nga lidhjet më të bukura të dashurisë brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, që vazhdoi edhe pas daljes së tyre duke u kthyer në një nga çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale./WHO
Rikujtojmë se, ditën e djeshme me anë të një postimi në Instagram, është shprehur se do të largohet nga rrjetet e tij sociale për shkak se po kalon një periudhë depresioni.