SPAK ankimon dënimin me 2 vite burg të ish-kryebashkiakut e Lezhës Fran Frrokaj nga Shkalla e Parë për shpërdorim detyre, duke kërkuar dënimin e tij me 4 vite heqje lirie.
Frrokaj është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg, por ka vuajtur 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe u lirua nga amnistia.
Frrokaj është dënuar edhe që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet. Bashkë me të janë dënuar edhe 5 ish-zyrtarë të tjerë e gjithashtu gjykata vendosi konfiskimin e mbi 66 mijë m2 tokë te ‘Rana e Hedhun’.