U lirua sot nga burgu, reagon Tahiri: Do vazhdoj të kërkoj drejtësinë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar për herë të parë, pasi lirimit nga qelia gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Tahiri është shprehur se do të vijojë të kërkojë drejtësinë, ashtu siç sipas tij, ka bërë deri më sot. Ai shton se gjatë këtij procesi ka pasur mundësinë të njihte padrejtësinë dhe falenderon të gjithë ata që kanë besuar tek ai.

Reagimi i Tahirit:

Do vazhdoj te kerkoj drejtesine, sic kam bere deri me sot.

Te falenderoj me zemer ty qe ke besuar gjithmone te gjithcka jam e kam bere une!

Faleminderit dhe ty qe ke genjyer gjithmone, duke me kujtuar cmimin e te vertetes.

Pata mundesi te njihja padrejtesine perballe. Tani kam mundesine te kerkoje te drejten pa kursim!

Faleminderit pamase te gjithe!

Saimir Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Ai u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *