“U luta të më linin”-Rrëmbyen e përdhunuan britaniken! Në pranga 3 të rinjtë shqiptarë, “pushtojnë” mediat e huaja

Një 23-vjeçare britanike ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar teksa është sulmuar seksualisht nga 3 shqiptarë.

Sipas medias “Daily Mail” ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në Britani, ku 3 të rinjtë shqiptarë kanë rrëmbyer 23-vjeçaren dhe më pas e kanë përdhunuar për orë të tëra.

Bëhet me dije se shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si Vullnet Haka, 33 vjeç, Ibrahim Bezati, 36 vjeç dhe Gemti Hyka, 31 vjeç. Të tre këta do të përballen me akuzat e rrëmbimit dhe përdhunimit.

Ndërkohë kujtojmë se akti i rëndë ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar në lokalin Vogue, ndërsa sot ata kanë dalë para gjykatës, por kanë mohuar akuzat.

E pranishme në gjykatë ishte edhe 23-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka deklaruar: “U luta që të më linin të shkoja. Isha e hutuar dhe e frikësuar”, tha ajo në gjykatë.

Gjithashtu e reja në fjalën e saj tha se nuk do të pranonte kurrë të largohej me dikë që nuk e njihte dhe shtoi se nuk pranonte të bënte seks me askënd apo aktivitet seksual me askënd.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *