Aktorja Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku i thanë njëri tjetrit ‘PO’ përgjithmonë para një muaji. Dasma e tyre madhështore u komentua shumë nga të gjithë të afërmit dhe në mediat online. Gjatë mbrëmjes së djeshme, aktorja zhvilloi një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram.
Mes pyetjeve dhe komplimenteve të shumta, Rudina vendosi t’i përgjigjej publikisht edhe pyetjeve pikante.
Njëra prej tyre ishte: “Çfarë do të bëje nëse partneri yt do të të tradhtonte?”.
Me sportivitetin që e karakterizon, Rudina ia ktheu: “Do e lija!”.
Pavarësisht se ata u martuan, aktorja vijon të mbajë mbiemrin e saj dhe kaq mjaftoi që fansat të nisnin nga pyetjet.
“Rudina Dembacaj apo Rudina Frroku?”,– e pyeti një fanse, së cilës aktorja iu përgjigj: “Rudina Dembacaj përgjithmonë (shoqëruar me emoj-in e një zemre të kuqe). Thjesht e dashuruar me Frrokun tim”.
/Priza.al/