U mbyt në det për të shpëtuar dy të mitur/ Përcillet për në banesën e fundit Anri Kashiku, vëllai rrëfen të plotë ngjarjen

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e djeshme ku adoleshenti, Anri Kashiku u mbyt në plazhin e Durrësit për të shpëtuar vëllain dhe shokun e tij.

18-vjeçari kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, u kthye në një hero për veprimin që bëri duke u futur në det për të nxjerrë në breg dy të mitur.

E sotmja ishte po ashtu tronditëse për qytetin e Durrësit pasi i ka dhënë lamtumirën e fundit të riut i cili ëndërr të tij kishte futbollin.

Ndërkohë në një rrëfim për mediat, vëllai i viktimës ka rrëfyer detaje rreth ngjarjes ku pohon se varka me të cilën ata po nxirreshin në breg u përmbyt, si dhe ky ka qenë momenti i fundit që ai mban nga vëllai.

“Shkuam në det me komshiun qe e kam edhe shok dhe me vëllain tim më të madh. Atje kemi edhe shokë të tjerë që punojnë tek plazhi, kamerierë dhe te çadrat. Unë dhe shoku im u futëm për tu larë në det. Notin e dimë shumë mire se shkojmë shpesh në plazh dhe kryesisht aty në atë zonë. Ecëm pak thelle sepse aty ne breg ishte deti turbullt. Deti kishte shumë dallgë. Shkuam disa metra larg, por kur po ktheheshim dallgët nuk po na lejonin të dilnim, na tërhiqnim në thellësi. Aty po thërrisnim, ndihmë-ndihmë po s’po na dëgjonte njeri pasi kishte shume ere të fortë. Na pa shoku vëllait që punon te çadrat. Ne ishim në gjendje të renduar pasi dallgët po na rrëmbenin dhe po pinim shumë ujë pasi na zhysnin. Erdhi Igli, roja me vëllain me shpejtësi dhe mbas tyre edhe një pedalone.

Na ngjitën larte në barke dhe pastaj na nxorën në breg. Ne momentet qe hipëm në barkë, po përmbytej edhe barka dhe me vështirësi kemi dalë në breg nga çka mbaj mend. Ndërkohë vëllai nuk arriti të ngjitej në barkë. Me pas na dërguan në spital. Vonë e morëm vesh se ishte mbytur vëllai. Te gjithë dinim shume mire not se jemi banorë të zonës dhe e kemi afër detin. Nuk e di si ka mundësi që vëllai s’ka mundur të dalë në breg. Ne shkojmë thuajse përditë në plazh aty se kemi shokë, Igli qe rri te kulla është shok i vëllait tim po njohim edhe çunat e tjerë që punojnë aty prandaj e frekuentojmë atë vend”, tha ai.

Ndërkohë apeli nga pushuesit në Durrës është që shteti të vendosë në funksion kullat e vrojtimit, pasi në disa zona mungojë.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *