Është gjetur i pajetë trupi i 56-vjeçares që u raportua se ishte mbytur në lumin e Vjosës pak ditë më parë.
Ditën e djeshme sendet e saj vetjake u gjetën buzë lumit, ndërsa pas kërkimeve sot u gjet edhe trupi i saj i pajetë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, në lidhje me kërkimet në lumin Vjosë, ju informojmë se ditën e sotme, në brendësi të lumit është gjetur e mbytur shtetasja L. K., trupi i pajetë i kësaj shtetaseje, do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.