Dita e tretë sot e kërkimeve për gjetjen e trupit të 10 vjeçarit me iniciale S.L.
Kujtojmë se i mituri u mbyt në lumë dy ditë më parë në lumin Fan të Mirditës. Polumbarët dhe RENEA ndërprenë kërkimet mbrëmjen e kaluar për të rinisur mëngjesin e sotëm.
Sakaq, kërkimet janë fokusuar tashmë në zonën e Repsit, si dhe topi për të cilin po vraponte i mituri është gjetur 20 km larg vendit ku po luanin fëmijët.
Ndërkohë, familjarët ngrenë akuzën në drejtim të policisë duke thënë se nëse do të kishin ndërhyrë në kohë, mbase trupi i 10-vjeçarit do të ishte gjendur më herët.