Kanë rinisur kërkimet edhe sot ditën e 6-të, për gjetjen e trupit të 10 vjeçarit me iniciale S.L i cili u mbyt në lumin Fan të Mirditës.
Bëhet me dije se polumbarët dhe forcat RENEA po punojnë për gjetjen e trupit.
Sakaq, gjatë ditës së djeshme kërkimet kanë vijuar dhe në urën e prishur pas devijimit të lumit ku dyshohej se mund të ishte trupi i 10-vjeçarit por nuk kanë rezultuar të suksesshme.
Ndërkohë, kërkimet kanë vijuar edhe sot duke u përqendruar në rrjedhën e lumit dhe digën e HEC-it në Reps të Mirditës. Si pasojë e motit të paqëndrueshëm kërkimet janë vështirësuar. Pjesë e kërkimeve përpos 17 polumbarëve i janë bashkuar edhe banorët e zonës në mënyrë vullnetare.