Renea dhe polumbarë janë vënë në kërkim të të riut që u mbut sot në lumin Mat pranë Urës së Zogut.
22 vjeçari Valentin Nikolli ka qenë me dy persona të tjerë duke gjuajtur për peshk kur është futur në ujë.
Por e ka marrë rrjedha dhe nuk ka mundur të dalë pasi nuk ka ditur not mirë.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.