U mbyt para 6 ditësh në lumin Buna, trupi i 13-vjeçares u gjend pranë kishës së lashtë  

Trupi i pajetë i 13-vjeçares së mbytur para 6 ditësh në lumin Buna, teksa shkoi të bënte plazh së bashku me babanë, është gjetur mesditën e sotme.

Trupi i të miturës u gjet në afërsi të Kishës së Shirqit, në zonën e njësisë administrative të Dajçit.

Mësohet se trupi është gjetur nga efektivet palombarë të FNSZH Shkodër në ujerat e lumit.

Adoleshentja u mbyt në lumin Buna, teksa lahej me të afërmit e saj. Pas kësaj policia me palombarë nisi kërkimet në zonë dhe vetëm sot pas shumë insistimesh u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të adoleshentes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *